Viktima Bledar Birçaj
Personi që shihni në foton më lart është Bledar Birçaj, 40-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në Vlorë, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMW.
Atentati ndodhi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’, ndërsa humbi jetën në spitalin e Vlorës. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar, por nuk ka ende persona të dyshuar të si të përfshirë në këtë ngjarje. Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.