'Kaloresi nga Shqiperia', imazh i publikuar nga Instituti 'Getty'

Foto/ U gjend në Babunjë të Lushnjës, Instituti 'Getty' restauroi statujën e shek.V para Krishtit! Citohen grekët, Forumi: Tregon për kulturën e zhvilluar ilire

2 Gusht 2023, 20:58| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 17:19

  • Share

Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë këtyre ditëve nga Instituti Getty

Artefakti, siç citohet në faqen e Institutit amerikan, në laboratorin e të cilit edhe është restauruar, është gjendur në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës në vendin tonë. Në përshkrimin që shoqërohen imazhet e publikuara thuhet se në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik Shqiptar, konservuesit e 'Getty-t' e 'analizuan, pastruan dhe ruajtën këtë statujë'. 

Përpos kësaj, Instituti 'Getty' shton se artefakti, të cilin e emërton si 'Kalorësi dhe kali nga Shqipëria', u gjend në vitin 2018 në Babunjë të Shqipërisë duke e konsideruar si 'një rajon dikur të populluar nga kolonistët grekë, në atë kohë të njohur si Iliria'. 


Forumi Për Mbrojtjen e Trashëgimisë që ka njoftuar në rrjetet sociale për lajmin e restaurimit të artefaktit , duke nënvizuar peshën e laboratorit që ka sjellë në gjendje stabile veprën e artit, shton se 'ky  zbulim i shekullit V para Krishtit tregon per kulturën e zhvilluar te prapatokes të bregdetit ilir si dhe shkëmbimet tregtare'. Më tej në status i njihet kontributi studiuesit Hasan Ceka, si i pari arkeolog që gërmoi në stacionin tregtar të Babunjës në vitet '60


 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?