Emiliano Sala

FOTO/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit më të cilin udhëtonte futbollisti Sala

4 Shkurt 2019, 13:27| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 16:57

  • Share

Të reja të tjera raportohen për zbulimin e avionit të zhdukur të Emiliano Sala. Pasi u identifikua në fundin e kanalit anglez, Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ka publikuar një foto të trishtë të avionit. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se në bordin e tij ndodhet një trup, por ende nuk është zbuluar nëse bëhet fjalë për futbollistin apo për pilotin e avionit.

Zbulimi I avionit u bë I mundur nga kërkimi privat në emër të Emiliano Sala, ndërsa për nxjerrjen e tij operacioni është ndërprerë sot për shkak të motit të keq. Fatkeqësisht kjo situatë mund të zgjasë për disa ditë.

Për këto ngjarje të fundit babai i Sala në Argjentinë është shprehur: “Nuk mund ta besoj…kjo është një ëndërr…është një ëndërr e keqe….jam I dëshpëruar.”

Avioni me te cilin po udhetonte Emiliano Sala

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?