Kronikë

Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz

16 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 16 Shkurt, 18:43

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej një jave nga SPAK dhe tashmë me vendimin “arrest me burg” të GJKKO që e ka ankimuar në Apel, ka reaguar sot (16 Shkurt) me një tjetër postim në rrjetin social Facebook, marrë shkas nga trajtimi që Prokuroria i ka bërë vjehrrit të tij të ndjerë, Arben Xoxa. 

Ai ka argumentuar edhe me provën e fotos, se shtëpia ishte e familjes Xoxa dhe kryefamiljari, në të kundërtën e asaj që pretendon organi i akuzës, ka shkuar atje.

Teksa Veliaj thekson se këtë muaj duhet të përkujtonin me nder 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Xoxës, me “vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë”.

Kryebashkiaku vë në dukje akuzën qesharake të SPAK dhe prokurorit Dado, se shtëpia që Arben Xoxa kishte në Qerret që para se ai të hynte në politikë apo para se të martohej me Ajolën, është e Veliajt.

“Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?”, shpjegon veliaj në reagimin e tij. 

Jo vetëm kaq, por teksa e cilëson “Ols violina”, kryebahskiaku kujton foton e publikuar edhe nga Report TV dhe Shqiptarja.com, ku Arben Xoxa shfaqet me familjarët e tij duke drekuar te shtëpia në Qerret.

“Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë - apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?”, pyet Veliaj, duke ngritur një dyshim të fortë ndaj hetimit dhe pretendimit të SPAK në dosje. 

Më tej Veliaj kujton se nëse shtëpia do ishte e tija ai do e kishte deklaruar dhe këtu kujton paradoksin me kreun e PD-së, Sali Berisha, ku drejtësia përdor edhe dy standarde.

“Po unë pse s'do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç'të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa - si Sali kërma - më të barabartë se të tjerët!”, shprehet kryebashkiaku 

Në fund, Veliaj thekson se “ky prokuror pervers, sillet si hasani i grave të botës” dhe “ka fuqinë që të fyejë inteligjencën në mënyrë mbresëlënëse”. Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 dhe SPAK ka ngritur akuzë korrupsioni dhe pastrim parash për 9 raste ndaj tij. Nën akuzë janë edhe bashkëshorja Ajola Xoxe dhe 6 biznesmenë.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj në Facebook

Të dashur miq e dashamirës,

Këtë muaj mbushen 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, qytetar model, një njeri i letrave trashëguar prej Jakovit, profesor, drejtues i RTSH-së, botues i Botimeve Enciklopedike dhe sipërmarrës i suksesshëm pas viteve '90. Këtë muaj do duhej ta përkujtonim me respekt, por me vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë!

Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret - të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën - nuk është në fakt e tija, por e imja. 

Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt? 

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish-primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar! 

Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë - apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë? 

Po unë pse s'do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç'të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa - si Sali kërma - më të barabartë se të tjerët! 

Në fund, ky prokuror pervers, që sillet si hasani i grave të botës, ka fuqinë të ta fyejë inteligjencën në mënyrën më mbresëlënëse! Beni vërtet s'jeton më, por të paktën ju kursyen ditët kur drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional! Një të dielë plot diell e dashuri për të gjithë!".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • D.D: 17/02/2025 02:16

    Nuk mjafton nje foto. Nese vjehrra eshte pronare e shtepise te tregoj dokumentat , te tregoj tapine.Ne gjyq duhen prova dhe kunder prova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?