Problematika e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në rrugën nacionale Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Tresh, ka vënë në lëvizje kompaninë mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor.
Punëtorë e mjete zbarkun në terren duke bërë të mundur largimin e inerteve nga rruga, ndërsa problematika ka ndodhur nga dëmtimi i argjinaturës së kanalit vaditës Mat-Lezhë, duke bërë që i uji dhe materialet inerte të përfundojnë në rrugë. Me ndërhyrjen e realizuar lëvizja në këtë aks rrugor tashmë është pa probleme.
Lajmi kryesor:
Moti i keq, përmbytet rruga nacionale Lezhë-Milot! Nga mali vërshuan inerte, vështirësohet lëvizja e automjeteve! Ndërhyhet për pastrimin
B.K/ReportTv.al