E keni menduar ndonjëherë deputetin socialist Erion Braçe, një nga senatorët më të vjetër të PS, të ndryshonte parti dhe të shkonte tek rivalët e përjetshëm, PD-ja?
Epo kjo foto ua mundëson ta imagjinoni apo mendoni si një tabu.
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku.
Dhe “më e keqja”, të dy me dy gishtat lart, sikur të ishin simpatizantë të PD-së, me simbolin e demokratëve.
Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët socialistë e kanë postuar nëkuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.
Të dy afër njëri-tjetrit, me gishtat lart, qëndrojnë paraposterit elektoral të Jorida Tabakut, tëcilën ‘ekanë vënë’ në mes.
Sikurse edhe Erjon Braçe nga PS, edhe Jorida Tabaku nga PD garojnë të dy nga lista e hapur e partive respektive, si rrallë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare dhe në dukje kanë të njëjtën “luftë elektorale”, edhe pse në kahe të kundërta.
Tabaku, edhe pse ndër më të votuarat e Primareve të Tiranës, përsëri mbeti jashtë listës së mbyllur të kryetarit Sali Berisha, që preferoi të tjerët para saj.
Kurse Erion Braçe u transferua nga PS-ja, nga Divjaka ku ishte përfaqësues për shumë vite, në kryeqytet.
Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj, pozojnë me dy gishtat lart para posterit të Jorida Tabakut
Komente
