Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 30-të në Superligën e futbollit. Në 'Kompleskin Partizani' në kryeqytet, aty ku u zhvillua dueli për shkak se rrogozhinasit ishin të dënuar me një ndeshje në fushë asnjëanëse, ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, tekniku ka parë elementët që mund të jenë pjesë e ekipit kuqezi. Braziliani është zhvendosur në Shqipëri prej muajsh dhe tanimë ndjek nga pranë edhe kampionatin vendas.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tirana fiton 'Klasiken' në Shkodër dhe 'prek' titullin, Teuta tri pikë në derbin me Erzenin! Egnatia dhe Laçi paqe në kryeqytet
S.Dh/ReportTv.al