TIRANË- Report Tv siguroi momentin që palestinezët Rayyan Aluan, 24 vjeçe, dhe Fadi Aluan, 49 vjeç, dalin të qetë nga Rinasi pas një udhëtimi nga Gjermania në drejtim të Tiranës më 19 shkurt. Të dy u regjistruan në Rinas me dokumente greke. Në dukje si udhëtim turistik, ardhja në Tiranë e Rayyan do të rezultonte fatale, pasi partneri 49-vjeçar kishte planifikuar çdo gjë, deri në detajet më të imta, për vrasjen e saj barbare brenda shtëpisë me qira që kishin rezervuar pranë bllokut të ambasadave. Aty erdhën që në datën 19 shkurt, por pronares nuk i dhanë mjete identifikimi, edhe ky një tjetër element i menduar mirë nga vrasësi gjakftohtë.
Policia e Tiranës arriti në gjurmët e tij përmes telefonatës që ai bëri për rezervimin e shtëpisë. Pronarja, në mungesë të identitetit të palestinezëve, u vuri në dispozicion numrin e celularit gjerman me të cilin u bë rezervimi. Nga ana tjetër u përgjigj një persona tjetër i cili i tha policisë se ky numër në Gjermani përdorej nga Fadi Aluan. Me këtë emër në duar, policia nisi kërkimet ku zbuloi se çifti Aluan zbritën në Tiranë nga Rinasi dhe pasi morën pamje të kamerave të sigurisë, pronarja e shtëpisë me qira i identifikoi se ishin të njëjtët.
Fadi Aluan doli nga shtëpia me qira pranë Njësisë nr. 10 në datën 22 shkurt, kur mendohet se ka kryer edhe krimin e rëndë, 5 ditë para se të gjendej trupi i pajetë i Rayyan, më27 shkurt. Nga aty, krejt i qetë, thonë burime pranë policisë të cilat e gjurmuan përmes kamerave, mori një taksi dhe u nis drejt Rinasit. Po atë ditë udhëtoi drejt Athinës dhe më pas drejt Amsterdamit. Hetuesit dyshojnë se nga Holanda, Aluan udhëtoi me tren për në Gjermani, por akoma nuk është gjurmuar. Me autoritetet gjermane po bashkëpunohet për kapjen e tij, tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në dhomën ku Rayyan Aluan u gjet e pajetë, autori i dyshuar i krimit pastroi gjithçka, duke i marrë pasaportën dhe celularin që t’ia vështirësonte në maksimum autoriteteve hetimin. 24-vjeçarja u gjet përmbys në krevat, më disa plagë me thikë në bark, të cilat i shkaktuan vdekjen. Pavarësisht se janë prezantuar si partnerë në pronaren e banesës me qira, në mungesë të informacioneve për ta, ende nuk është e konfirmuar saktësisht nga hetuesit lidhja mes tyre, pasi po hidhet edhe pista që mund të jenë babë e bir, edhe për shkak të diferencës 25-vjeçare në moshë. Ende hetuesit nuk kanë një motiv për krimin.
Foto: Rayyan Alwan
Shqiptarja.com siguron foton e 24 vjeçares palestineze, Rayyan Alwan e cila dyshohet se u vra nga partneri i saj palestinez.
Mbetet ende mister vrasja e palestinezes 24-vjeçare 3 ditë pasi erdhi në Tiranë. Por hetuesit dyshojnë se partneri palestinez 49-vjecar erdhi në Shqipëri vetëm për të vrarë gruan, e për të ikur me avion pa frikën se do zbulohej, pasi zhduku çdo mjet identifikimi të 25-vjeçares dhe nuk e dha emrin as kur rezervoi dhomën me qira.
Vrasja mendohet se wshtw kryer mw 22 shkurt, 5 ditë para se të gjendej trupi i pajetë i Rayyan, më27 shkurt. Nga aty, krejt i qetë, thonë burime pranë policisë, Fadi Alwan mori një taksi dhe u nis drejt Rinasit. Po atë ditë udhëtoi drejt Athinës dhe më pas drejt Amsterdamit. Hetuesit dyshojnë se nga Holanda, Alwan udhëtoi me tren për në Gjermani, por akoma nuk është gjurmuar.
Komente

Dihrt që shipnia asht vend i përshtëshëm për vrasje
Përgjigju