Grupi terrorist serb që kreu sulmin në Veri të Kosovës stërvitjet i kishte bërë në Kopaonik, saktësisht në afërsi të hotelit të politikanit serb, Milan Radoiçiçi.
Pamjet janë të dronëve të grupit serb të cilat i kishte konfiskuar Policia e Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media ka bërë prezantimin e këtyre pamjeve.
“Qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaoniku, kurse ushtrimet kanë ndodhur deri 4 ditë para sulmit në Bajksë. Sipas të dhënave është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndirmi i grupit në Kopaonik, poligioni i ushtrisë serbe dhe Banjskë në Kosovë. Poligoni ndodhet në disa komuna në Serbi”, ka thënë Hoxha.
Disa nga stërvitjet, ishin bërë në hotelin që ishte pronë e kriminelit serb, Milan Radojiçiq.
“Në videon e parë shihen resortet e hote Grey që është pronë e Milan Radojiçiit. Pamjet janë nxjerrë nga dronët që Policia e Kosovës ka sekuestruar pas ikjes së grupit terrorist dhe janë analizuar nga ekspertët tanë. Janë disa pamje që mbi hapësirat e hotelit në Kopanonik. Në videon numër 2, incizimet janë me datë 2 shtator 2023. Në Kopanonik afër hapësirave të pronës së Radojiçiqit. Pamjet tregojnë testimet e veshjeve, me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit që mbulojnë dronët. Tentativë për të mbuluar snajperistët, në mënyrë që të mos shihen nga dylbitë dhe kamerat termale”, shtoi ai.
“Në videon numër 3 janë pamjet e datës 20 shtator 2023. Sic duket janë ushtrimet taktike operative për sulme. Këta ndahen në disa grupe, në drejtime të ndryshme, me armë të gjata, ku shihen edhe mjete motorike. Shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe poashtu plagosjet e anëtarëve të grupit terrorist si dhënia e ndihmës së parë. Grupi ka pasur dy automjete të blinduara Huamwee që janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Dy blindat që janë konfiskuar nga Policia janë të ngjashme me këtë në video. Ka edhe të shtëna me armë të gjata. Me mitraloz që janë konfiskuar gjatë operacionit tonë”, ka thënë Gazmend Hoxha.
“Në videon numër 4 me 20 shtator, pamje has në rezistencë, dhe simulohet mbrojtja me blindën Huamwee. I shihni pjesën tjetër të grupit që ka avancuar para. Dronët dhe ekspertët tanë kanë gjetur datat dhe vendet ku janë bërë incizimet. Pamjet janë termike, sepse shumicën e ushtrimeve i kanë kryer në terr. E njëjta gjë është simuluar, dhe operacioni ka qenë i organizuar të kryhet gjatë natës në datën 24”, deklaroi drejtori Hoxha.
“Në videon numër 5 më 20 shtator. Vërehet se automjeti ushtarak ka ndaluar në vijën e parë shihet se ka luftime mes grupeve. Vërehet se Huamwee është duke mbështetur grupin e parë, dhe simulimi pastaj nën mbështetjen e grupit janë duke shkëmbyer zjarr. Vërehen edhe automjete Huamwee dhe dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuara është përdorur në të njëjtin ushtrim”, përfundoi drejtori i Policisë.
Lajmi kryesor:
Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës
B.K//ReportTv.al