Lokali Oblika ne pronesi te vellezerve Hoxha

Foto/ Zbulohet prona në Laprakë e dy vëllezërve Hoxha, e ngritur me paratë e krimit

12 Maj 2020, 18:30| Përditesimi: 12 Maj 2020, 18:47

  • Share

Bar-restorant “Oblika” në zonën e Laprakës është vënë nën sekuestron e prokurorisë së Tiranës, që prej datës 5 maj 2020. Kjo super pronë i përket dy vëllezërve me origjinë nga Tropoja, Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët janë proceduar në qytetin e Gent në Belgjikë, për akuzat e prostitucionit, tregtisë së drogës, vrasje e vjedhje të ndryshme.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbulojë pasuritë e dy vëllezërve, pasuri këto që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminale, që ata kanë kryer në shtetin e Belgjikës. Në total dy vëllezërve i janë sekuestruar dy lokale në Laprakë, dhe shumë prona të tjera në Tiranë dhe në Sarandë. Kjo që po shihni në këto foto, është vetëm njëra nga pasuritë.

Sipas verifikimeve në qendrën kombëtare të Biznesit, kjo njësi tregtare është hapur në shtator 2015 dhe është regjistruar në emër të njërit prej vëllezërve Shkëlzen Hoxha. Kjo është vetëm njëra pasuri, pasi shumë pasuri të tjera që kapin vlerën prej 3.7 milion euro tashmë janë sekuestruar nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Një ditë më parë “Shqiptarja.com” zbardhi dosjen belge që flet mbi aktivitetin kriminal të dy vëllezërve tropojanë dhe anëtarëve të bandës kriminale që ata drejtonin në Belgjikë, pikërisht nga lokal “Kumanova”. Sipas të dhënave të kësaj dosje, në datat 2 dhe 3 mars 2009 policia federale në Gent të Belgjikës, janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe vëllezërit Hoxha, Edmondi dhe Shkëlzeni. Gjithashtu mes personave të arrestuar ka qenë dhe Luan Gjekaj, Ylber Mataj, Burhan Krasniqi, Eriald Miraçi.

Nga të dhënat hetimore rezulton se këta persona kanë qenë pjesë e grupit prej gati 20 shqiptarë, të proceduar në dosjen “Girana” në Belgjikë. Të gjithë këta persona janë akuzuar dhe dënuar për akuzën e "Pjesëmarrje në organizatë kriminale","Trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi të prostitucionit,“Vjedhje në bashkëpunim” deri në vrasje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?