Pak para fillimit të Kampionatit Evropian 2024, zhongleri i njohur shqiptar Fabian Duro, mahniti tifozët skocezë duke zhongluar topin e futbollit në stile të ndryshme.
Duro performoi para tifozëve skocezë pak para fillimit të ndeshjes hapëse së evropianit, Gjermani-Skoci.
Emri i Duros u trumbetua në mediat shqiptare por edhe botërore në vitin 2016, kur ai mahniti lojtarët e Bayern Munih-ut, me talentin e tij në zhonglimin e topit.
Ai ishte duke performuar në qendrën e Munihut, kur tërhoqi vëmendjen e ndihmës-trajnerit të Bayern Munih-ut asokohe, Paul Clement.
Ky i fundit ftoi shqiptarin të japë një shfaqje për ekipin e Bayern. Duro u përgëzua për talentin e tij nga lojtarët e Bayern pas një shfaqje 3-minutëshe.