FOTO + VIDEO/ Greqi, zjarrfikësit shqiptarë krah atyre grekë në luftë me flakët në Alexandroupoli

24 Gusht 2023, 17:59| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 19:56

  • Share

Forcat zjarrfikëse shqiptare janë vendosur krah atyre greke për të luftuar flakët në Alexandroupoli në Greqi. Ministria e Mbrojtjes informon se forcat zjarrfikëse shqiptare të cilat u nisën një ditë më parë po punojnë prej afro 12 orësh në një terren të vështirë për të shuar flakët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon ku efektivët shqiptarë janë të angazhuar krah zjarrfikësve grekë në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë

Në lidhje me punën e tyre, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili falenderon efektivët tanë, e shton se ata po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira.

'Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve. 

Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqendrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë. 

Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira'- shkruan ministri i Mbrojtjes.

Drejt Greqisë u nisën një ditë më parë një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare,

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shumë mirë: 24/08/2023 18:45

    Tani Bejlerin do e lironi? Himarën do na e jepni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?