Momente nga pushtimi italian në 1939

FOTO-ALBUM/ Kur Italia fashiste pushtonte Shqipërinë, zbarkimi i ushtarëve italianë pas manovrave ushtarake nga deti dhe ajri në 1939

7 Prill 2023, 12:03| Përditesimi: 7 Prill 2023, 14:23

  • Share

Sot kanë kaluar plot 84 vite nga 7 prilli i vitit 1939 kur u shënua pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste. Në fotoalbumin e mëposhtëm të publikuar nga memorie.al tregohen disa prej momenteve të këtij operacioni ushtarak italian, kur Itali mori në dorë territorin shqiptar pa pasur rezistencë domethënëse nga ‘Mbretëria Shqiptare’ asokohe.

Pasi Adolf Hitler kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë.

Mbreti, Ahmet Zogu së bashku me familjen e tij zgjodhi të arratisej nga vendi, dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk.

Pushtimi italian

Më 7 prill trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë duke sulmuar të gjitha portet shqiptare njëkohësisht. Forcat detare italiane të përfshira në pushtimin përbëheshin nga anijet luftarake Giulio Cesare dhe Conte di Cavour, tre kryqëzorë të rëndë, tre kryqëzorë të lehtë, nëntë destrojerë, katërmbëdhjetë anije silure, një minakërkuese, dhjetë anije ndihmëse dhe nëntë anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe, që kryen zbarkime në Vlorë, Durrës, Sarandë dhe Shëngjin. Nga ana tjetër, ushtria e rregullt shqiptare kishte 15,000 trupa të pajisura keq, të cilët ishin trajnuar nga oficerë italianë. Plani i Mbretit Zog ishte të ngrinte një rezistencë në male, duke lënë portet dhe qytetet kryesore të pambrojtura; por agjentët italianë të vendosur në Shqipëri si instruktorë ushtarakë e sabotuan këtë plan. Shqiptarët zbuluan se topat e artilerisë nuk funksionin dhe nuk kishte municion. Si pasojë, rezistenca kryesore u ofrua nga xhandarët dhe grupet e vogla të patriotëve. Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarësh, përfshirë xhandarët dhe vullnetarët e armatosur, të udhëhequr nga Major Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë në Durrës) dhe Mujo Ulqinaku, një rreshter detar, u përpoqën të ndalonin përparimin italian. Pajisur me armë të vogla dhe tri mitralozë dhe të mbështetur nga një baterinë bregdetare, mbrojtësit rezistuan për disa orë para se të asgjësoheshin me ndihmën artilerisë detare.

Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë dhe kjo qe vetëvrasje politike e cila e dëmtoi jo vetëm atë por edhe Shqipërinë. Kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. Pasi grabiti arkën e financës shtetërore, u largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim. Me të dëgjuar këtë lajm, një masë e zemëruar njerëzish sulmoi burgjet, liroi të burgosurit dhe plaçkiti rezidencën e Zogut. Në ora 1:30 pm në ditën e parë gjitha portet shqiptare ishin në duart italianë.Në ora 9:30 a.m. ditën e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.

Rezistenca

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Po atë ditë ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri  ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill  organizoi qëndresë të  armatosur kundër pushtimit fashist italian.

Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në  një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit. Atë ditë ranë heroikisht 12 atdhetarë shqiptarë në krye me Mujo Ulqinakun.

Ranë dëshmorë ditën e 7 prillit 1939 

  1. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit)
  2. Hamit Dollani
  3. Haxhi Tabaku
  4. Isak Metalla (Metaliaj)
  5. Ismail Reçi
  6. Hysen Kalçi
  7. Ramazan Lezha
  8. Ibrahim Osmani
  9. Hamit Veshko
  10. Mitro Dhimërtika
  11. Tonç Toma
  12. Zenel Blana

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?