Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck përjetësuan dashurinë e tyre me anë të një tatuazhi të përbashkët. Ata e ndanë këtë lajm të ri me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale ditën e Shën Valentinit.
Ata janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe nuk e fshehin. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan gushtin e kaluar.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare në një seri fotosh të bukura në Instagram.
Në foton e parë, J.Lo ka treguar tatuazhin e saj të ri, i cili përmban një simbol të pafundësisë dhe një shigjetë me inicialet e tyre. Affleck gjithashtu ka të njëjtin tatuazh.