Kronikë

VIDEO/Digjet garazhi në Fushë Krujë, flakët rrezikojnë disa pallate

8 Korrik 2018, 15:19| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 15:31

  • Share

Një garazh makinash është djegur sot në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Punëtori’, ku garazhi ndodhej mes pallateve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë neutralizuar flakët, të cilat rrezikonin pallatet dhe disa objekte ngjitur.

Report Tv mëson se në garazh ka goma makinash dhe sende të tjera, që janë përfshirë nga flakët, por që fatmirësisht zjarrfikëset kanë parandaluar një tragjedi të mundshme. Garazhi është në pronësi të shtetasit A. H., ndërsa flakët dhe tymi mbuluan gjithë vendin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?