Ornela Rrumbullaku ne KPK 4 shtator 2024

FOTO/ E shkarkoi KPK, Prokurorja nuk mban lotët, ngeli në veting për pasurinë e të shoqit

4 Shtator, 12:20| Përditesimi: 4 Shtator, 21:19

  • Share

Tirane- Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua nga detyra sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Pas dhënies së vendimit prokurorja u largua në lot nga salla.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, 2 shtator, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.

Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.

Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë. Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Foto: LSA 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aaa: 04/09/2024 15:54

    Ja dhe shqiptari mesatar qe cdo gje e lidh me parane. Se dine te shkretet cdo te thote te mesosh e te lodhesh per nje profesion se 1 ne 3 cuna shqiptar punen ne shpi bari kane te vetmen eksperience ne Cv. E kane pasuruar kohet e fundit Cv dhe me eksperienca ne komente anonime.

    Përgjigju
  • asolingo: 04/09/2024 13:20

    Na dhjeve na mallengjeve,ilaçe ju befshin.

    Përgjigju
  • Magjistrati: 04/09/2024 13:19

    Prokurore e afte dhe me integritet. Humbje per sistemin e drejtesise!

    Përgjigju
  • Lexuesi: 04/09/2024 13:18

    Duhej ta paguaje KPK te kaloje, siç bene disa kolege/ë qe kaluan me pasuri marramendese pa justifikuar fare ...

    Përgjigju
  • Turi: 04/09/2024 13:04

    Lot krokodili për humbjen e milonave që dotë merte nga bandat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?