TIRANE-Report Tv siguron foton ekskluzive të Edmond Përdodës, i cili është në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar vëllanë të fshehë çdo gjurmë të krimit, pasi ekzekutoi rapsodin e njohur dhe mikun e tij dy ditë më parë në Lezhë.
E ndërsa autori Aleksandër Përdoda u arrestua nga policia, vëllai i tij Edmond Përdoda vijon që të jetë në kërkim. Në datë 27 prill rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u ekzekutuan me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda. Ata kishin shkuar në fshatin e tyre Lalm Lukaj, por u përballën me autorin e armatosur, që kishte mbjellë kanabis në tokat e tyre.
Aleksandër Përdora ka qenë i arrestuar edhe më herët nga policia për tentativë vrasje, por është liruar më pas në rrethana të paqarta. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Përdoda ishte një person problematik, i cili ka pasur konflikte edhe me persona të tjerë në zonë për çështje pronësie pasi pretendonte se i kishin hyrë në pronën e tij në fshatin Lalm Lukaj.