Kultura

FOTOGALERIA/ Miss Bjeshka mbledh bukuritë e Veriut në mrekullitë natyrore të Kelmendit! Fiton Luljeta nga Hoti

9 Gusht 2021, 12:16| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 12:48

  • Share

KELMEND-Ashtu si në çdo vit, këtë fundjavë është mbajtur eveniment i veçantë: Miss Bjeshka, i njohur edhe si aktiviteti kulturor i xhubletave. Fituese për këtë vit është shpallur Luljeta Dekaj nga Hoti. Ky është një eveniment që ka disa vite që zhvillohet dhe mbledh gjithë zonat e veriut.

Ky manifestim kulturor zhvillohet çdo vit që nga 1998-ta në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit. Në këtë aktivitet, vajzat e Kelmendit konkurrojnë për të qenë më e bukura e Bjeshkëve, për të fituar kurorën  “Miss Bjeshka”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?