Në ditët e para në detyrë, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj Andi Mahila.
Shkak për këtë kërkesë mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e një restoranti.
Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur t'i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se Andi Mahila u kap duke tymosur cigare në restorant. Ajo thekson se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit.
'Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme', shkruan ajo.
Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar me vendim të Këshillit të Ministrave ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar propozimin e ministres Albana Koçiu për shkarkimin e zv.ministrit e Brendshëm Andi Mahila, i cili u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, një veprim i ndaluar me ligj.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e etiketon zv.ministrin si “mangall”, ndërsa me ironi shton se “vigjilenca e popullit, hoqi qafe një armik”.
“Vigjilenca e syrit të popullit e hoqi qafe një “armik”. Falë ministresh DIELLES u shkarkua Mangall MAHILA. Shyqyr që ishte duhanpirës që e morëm vesh se prej 4 vitesh ky njeri paguhej nga taksat e shqiptarëve si zv.ministër i Brendshëm.
Kush e ka ditur se Z Andi Mahila ka marrë rrogën 4 vjet rresht nga viti 2021 si zv.ministër i Brendshëm fiton një paket cigare puro. Bravo ministresh Albana që e kape këtë “rrufjan” zv.ministër në “ flagrancë”.
Ehhh po te jetë ky përkushtim do na ngelet qeveria pa ministra e zv.ministra por shyqyr që shumica nuk pinë cigare por konçentratë të bardhë”, shkruan me ironi Murrizi.
Pasi i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj Andi Mahila, ka ardhur një reagim nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila u kap duke tymosur cigare në restorant, ndërsa foton e zv.ministrit duke pirë cigare ja kishte dërguar një qytetar nga Neë York.
Koçiu shkruan se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit
'Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.
Komente

Interesting! )
PërgjigjuKete prite ti? Cigare? Ne prwsim t,i therrase SPAK qe te ikin, ndryshe nichts
PërgjigjuDo ta largoj se e ka vendin për Frrok Gjinin. Un kam par ministra që pin cigare në vënde të mbyllura. Këto janë manovra të ulëta…!
PërgjigjuLOL mezi paskan pritur te bente nje gabim te vogel ky
PërgjigjuMir cigare, po e pin ujin me gote Vere? Mbase eshte ne lokal e po i bie ne qaf kot
PërgjigjuEshte raki...aq sa ka ngel
Kjo tregon se cfar monstrash do drejtojne kete vend per 4 vitet e ardhshme...vidhen miliarda euro...bashkpunojne me grupe kriminale dhe nuk ju hyn ferr ne kembe.
PërgjigjuTë duket normale ccigarja në zyrë kur nuk lejohet nëpër kafene? Zv ministri është rang i lartë, paguhet shumë dhe duhet të jetë perfect përfshi etiken.