Dalin për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy persona që u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit. Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin.
Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale, “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.
Komente

Partite duhet t'i ndjekin me shume kujdes fotografimet e votave.Flitet per vjedhje votash,per presione e banda,por nje pjese e mire e shit-blerjes se votave behet /nen jorgan/,ne heshtje e fshehtesi dhe menyra me e lehte per t'a provuar eshte fotografimi i votes.Perse duhet t'a fotografosh voten,kujt kandidati/partie ja ke premtuar qe do t'a besh kete,perse,c'te eshte premtuar ne shkembim? Ky eshte nje rast i mire per te provuar qe /engjejt/ mund te jene dhe /djaj/ kur para kamerave bejne be e rrufe' qe nuk shit-blejne votat,e megjithate ja ku na dalin fotografuesit e votave,qe vertetojne te kunderten.
Përgjigju