Agjencitë mediatike fshinë foton e princeshës së Uellsit pas operacionit me fëmijët, Kate Middelton pranon editimin

11 Mars, 12:39| Përditesimi: 11 Mars, 17:47

  • Share

Kjo foto e publikuar në Ditën e Nënës, të Princeshës së Uellist, Catherine Middleton bëri xhiron e rrjetit si i pari imazh i Kate para që nga operacioni i saj në janar.

Foto e princeshës me 3 fëmijët e saj postua në profilin zyrtar të familjes, por më vonë pesë agjenci ndërkombëtare të lajmeve e tërhoqën foton nga publikimi pas shqetësimeve se ajo ishte e manipuluar. Vetë Princesha e Uellsit ka pranuar se ishte ajo që ka edituar foton e saj duke kërkuar falje "për çdo konfuzion" të shkaktuar.

Catherine, në një deklaratë të postuar në mediat sociale të Pallatit Kensington, tha: "Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin".

Në deklaratën e saj Kate tha: "Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të nënës. C."

Fotoja ishte menduar si një "fotografi amatore, familjare" e bërë nga Princi i Uellsit për të uruar Ditën e Nënës, thonë burime mbretërore dhe kishte "rregullime të vogla" të bëra nga Princesha e Uellsit. Ajo tregon princeshën të ulur, e rrethuar nga Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George, ky i fundit duke i mbështjellë duart rreth saj. Por ajo që vërehet është në editimin e bërë nga Kate, dora e Charlotte është vendosur tek princesha dhe dora e Kate tek vajza.

Dhe po ashtu mediat analizojnë 16 manipulime të fotos derisa u tërhoq nga agjencitë më prestigjoze të lajmeve. Pavarësisht thirrjeve që origjinali të publikohej, Kensington Palace tha se nuk do të ribotonte fotografinë e pa redaktuar të Kate dhe fëmijëve të saj. 

Fotoja e publikuar nga Kate Middelton

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?