TIRANË- Krenar Guçe, oficeri i policisë është marrë në mbrojtje, për shkak se një foto e tij është gjetur në celularin e Nuredin Dumanit.
Mësohet se fakti që është gjetur fotoja e tij në celularin e Dumanit, janë ngritur dyshime se ndaj Guçe mund të kishte porosi për atentat, pra do të ishte i radhës që pritej që të ekzekutohet.
Krenar Guçe ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist. Nga sa është raportuar, para disa muajsh Guçe ka denoncuar kërcënimin me jetë për shkak të detyrës nga një grup kriminal.
Operacioni 'Golden Bullet'
Arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë' me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
Komente
