Fotoja ‘kokë më kokë’ me Agron Nezën, Berisha insiston: Nuk e njoh! Deklaratat e tij? Po i bën për të pastruar veten

26 Janar 2023, 12:27| Përditesimi: 26 Janar 2023, 14:22

  • Share

'Njihemi prej vitesh". Kjo ishte një pjesë e deklaratës së Agron Nezës që nxorri blof Sali Berishën, i cili edhe sot pasi kanë qarkulluar foto e deklarata, mohon të ketë njohje me të ashtuquajturin "Personi A", patriotin e vet tropojan i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, aktualisht i lakuar për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal. 

Ndonëse në rrjet ekziston foto dhe një deklaratë e Agron Nezës, Berisha edhe sot ka insisituar se nuk e njeh. Pas kaosit që krijoi në Kuvend për çështjen e agjentit të FBI-së, McGanigal dhe mbylljes së seancës plenare, Berisha nuk ka pranuar asnjë nga deklaratat e Agron Nezës, i identifikuar ndryshe si Personi A. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori sa i përket fotos që qarkullon me të dhe Agron Nezën, për ish kryeministrin, ky nuk është argument pasi me të ka foto çdokush. Gjithsesi, Berisha pranon se njeh familjarët e Nezës por ajo atë personalisht.

“I kam njohur të tjerët jo këtë, është e vërtetë. Agron Nezën, se ka një foto me mua, mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë foto me Berishën por kjo s’do të thotë që i njoh. Kam njohur shumë prej familjes së tij, këtë jo. Unë kam bërë një foto me të, por s’do të thotë gjë kjo..”- tha Berisha.

Pas kamuflimit me argumentin se fotoja “s’do të thotë asgjë”, me të njëjtën linjë Berisha ka justifikuar edhe akuzat e Nezës ndaj tij si një tentativë për të pastruar emrin e tij. Kreu i Rithemelimit thotë se çdo reagim i Agron Nezës është strategji për t’i devijuar hetimit të tij.

"A mund të më thuash ti mua, a ka njeri që akuzon veten e tij? Ai do bëjë çdo deklaratë për të pastruar veten."- tha Berisha.

Kujtojmë se Agron Neza është një nga protagonistët kryesorë të dosjes amerikane kundër ish agjentit të FBI të arrestuar në SHBA. Biznesmeni shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, është përmendur në aktakuzë si Person A. Në fakt ai nuk është akuzuar për asnjë vepër penale, por u përmend vetëm se i ka paguar agjentit të FBI 225.000 dollar për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal  nuk i ka deklaruar.

Në fakt në aktakuzë tregohen shumë aktivitete të tjera të Agron Neza me ish zyrtarë të FBI, duke hapur një tjetër mister ende të pazbardhur. Në aktakuzë thuhet ‘’se në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga personi A, pra Agron Neza, me një politikan i cili ishte njëherazi edhe biznesmen, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte dikë për të hetuar një atentat të dyshuar për ta vrarë atë”.

Pas këtij lajmi, opozita e ka kthyer në favor të sajën situatën në saj të një të ashtuquajture, miqësi të Ramës me Nezën. PD e Alibeajt dhe Berishës thonë se Rama ka përdorur agjentin e SHBA-ve, për të nxitur lobimin rus në Partinë Demokratike. Edhe pse nuk kanë asnjë provë për këtë, madje edhe e dokumentuar në deklaratën e Nezës se s’ka asnjë lidhje me kryeministrin, PD i mëshon këtij fakti.

Fill pas kësaj është shkaktuar një kaos total në seancën e sotme plenare, kjo pasi Berisha ka bllokuar foltoren për mosprezencën e Ramës në Kuvend. Pas mbylljes së seancës, PD e Alibeajt ka kërkuar shkarkimin e Lindita Nikollës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • luigji: 26/01/2023 14:24

    O sa per te qeshur eshte bere non grata, po a ka tropojan qe nuk e njeh ky kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?