Leo Messi theu një tjetër rekord pas suksesit në Kupën e Botës, këtë herë sa i përket aktivitetit në rrjetet sociale
Postimi i tij i fundit me trofenë e kampionit në duar ka marrë thuajse 45 milionë “like” (mbi 1.3 milionë komente), duke lënë pas pikërisht foton e postuar nga Ronaldo, për ironi të fatit duke luajtur shah me Pleshtin (foto e realizuar nga Annie Leibovitz).
Në fakt, fotoja e shahut ishte postuar në profilet e të dyve, por nëse tek Messi kishte marrë 32 milionë “like”, te CR7 kishte arritur në thuajse 42 milionë.
Mirëpo kjo e Messit me Kupën e Botës deri tani ka shkuar rreth 45 milionë “like”.
Fotoja e Lionel Messit
Fotoja e Cristiano Ronaldos