Armela Murati

Drejt Punës

FOTOLAJM/ Armela Murati, pilotja e parë shqiptare, Rama: Do futet në historinë e Shqipërisë

7 Shkurt 2022, 18:11| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 18:35

  • Share

TIRANË- Armela Murati është femra e parë pilote në vendin tonë. 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e Muratit në një postim në 'Facebook', ku thotë se 25-vjeçarja do futet në historinë e Shqipërisë si pilotja e parë grua.

"Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri", shkruan Rama.

Histoinë e Armela Muratit e ka ndarë edhe ministrja e Shtetit për marrëdhënet më Parlamentin, Elisa Spiropali.

"Ti ke forcën që nderon kombin! Armela Murati, vajza 25 vjeçare me origjinë nga Burreli e ktheu pasionin për lartësitë në një profesion të lartë në shërbim të atdheut, duke u bërë pilotja e parë grua në 109 vite histori të Forcave të Armatosura", shkruan Spiropali.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?