Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më (10 shkurt) duket se ekzaltimi ka kapur edhe Belind Këlliçin.
Këlliçi ka rikthyer posterin e turpshëm të fushatës së tij elektorale për Bashkinë e Tiranës, 14 maj 2023 me dy gishtat e mesit lart, i cili u cilësua i papërshtatshëm në atë kohë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ky poster sot është më aktual se kurrë, duke bërë që të krenohet për gjeste të turpshme të cilat i ka bërë gjatë fushatës, ndërsa nga ato zgjedhje nuk arriti që të sigurtonte votat për të marr postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, fitore të cilën e mori Erion Veliaj me 60.000 vota me shume.
“Për të gjithë ata që u “tronditën” nga posteri im elektoral në 2023, u them se sot është dita që ky poster merr më shumë kuptim se kurrë”, shkruan Këlliçi.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK.
Belind Këlliçi, foto e fushatës në zgjedhjet e 14 maj 2023
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)