Sport

FOTOLAJM/ Bale i vendos 'vulën', futbolli dhe Reali në plan të dytë

11 Korrik 2020, 16:51| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 16:53

  • Share

Garreth Bale duket se e ka ndarë mendjen përsa i përket futbollit. Duke qenë se edhe mbrëmë nuk është preferuar nga trajneri i Real Madridi Zinedin Zidan uellsiani ka gjetur një mënyrë për të ironizuar gjithçka. Maskën të cilën e mbante te pjesa e hundës dhe gojës për t'u mbrojtur nga COVID ai e ka përdorur për të mbuluar sytë, duke lënë të nënkuptohej se nuk i intereson asgjë, aq më shumë ndeshja.

Në fakt kjo tashmë dihet botërisht, pasi Bale e ka treguar se më shumë ushtrohet me golfin se sa me futbollin. Për aq kohë sa paga javore është 350 mijë euro në javë 30-vjeçari nuk ka përse ta vrasë edhe shumë mendjen.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?