Në pritjen e trupës diplomatike që presidenti Bajram Begaj organizoi pasditen e djeshme kanë qenë të ftuar edhe pjesëtarë të opozitës.
I pranishëm ka qenë dhe Lulzim Basha aktualisht kreu i Partisë Demokratike por që më përpara ka mbajtur dhe postin e ministrit të Jashtëm. Por nuk ka munguar as Tritan Shehu dhe Ervin Salianji deputetët që i kanë qëndruar Berishës në krah në aksionin e tij politik.
Nga Partia e Lirisë mes të ftuarve ishte Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Agim Nesho, ndërsa mungoi Ilir Meta.
Në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë Presidenti Begaj u fokusua në arritjet e diplomacisë shqiptare në vitin që lamë pas, te sfidat e Shqipërisë, ato rajonale dhe globale përgjatë vitit 2024, ndërsa ndau me të pranishmit vizionin për përballimin me përgjegjshmëri të këtyre sfidave në funksion të zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme.
Kryemadhi qenka katandisur gjysem njeriu! Problemet me drejtesine reflektohen tek shendeti e pesha.
Përgjigju