Lulzim Basha, në aktivitetin e sotëm

FOTOLAJM/ Basha, i rrethuar nga 400m2 ekrane LED dhe flet për të varfrit! Shpenzime dhjetëra mijëra euro ende pa filluar fushata

8 Dhjetor 2020, 15:33| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 15:36

  • Share

Lulzim Basha dhe PD përkujtuan sot 8-dhjetorin, Ditën e Rinisë, përmes një aktiviteti, i cili tërhoqi vëmendjen për luksin që edhe parti të mëdha të vendeve më të pasura do ta mendonin gjatë, në një periudhë të tillë të krizës për shkak të COVID.

Basha, teksa e ka përqendruar diskursin e tij politik të kohëve të fundit në 'varfërinë ekstreme ku gjenden shqiptarët', është shfaqur sot në një aktivitet të organizuar nga FRPD, i rrethuar me dhjetëra ekrane gjigante LED rreth 400 m2. Një aktivitet i tillië minimalisht i ka kushtuar partisë më të madhe opozitare në vend disa dhetëra mijëra euro, duke marrë parasysh marrjen me qiratë ekraneve, montimin por edhe regjinë e bërë në këtë event.

E kemi parë shpesh z. Basha që sulmon Qeverinë duke e akuzuar se ka lënë në mes të katër rrugëve familje të cilat kanë mbetur pa strehë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë sa familje do të ndihmonte Basha me shpenzimet e sotme?

Një tjetër pikëpyetje e madhe që ngrihet është: Ku i gjen gjithë këto fonde një parti? Të mendosh që fushata elektorale ende nuk ka nisur dhe KQZ ende nuk ka ndarë fondin për partitë politike për zgjedhjet e ardhshme!

Ndaj edhe 'shfrenimi' luksoz i PD-së sot është një  spektakël që lë një shije të hidhur dhe bie ndesh me të gjithë atë qëndrimin e lidershipit të opozitës, i cili angazhohet se do të gjithë paratë do të shkojnë për qytetarët dhe të varfrit në ditën kur do të jenë në qeverisje.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TTT: 08/12/2020 17:41

    Kush te voton ty o felliqesire shalngjitur. Bej ndonje pune o gojore e ndyte e hajdut i berishajve

    Përgjigju
  • O tej: 08/12/2020 17:26

    Po lek te vjedhura i ka ......pak jane 230 milion euro nga rruga e Kombit?

    Përgjigju
  • JamKushJam: 08/12/2020 16:39

    Po pse kur ka qene Lulushka per pune? Ama per artistri, aty po qe mundohet se ne fund te fundit me mire syri se nami, meqe nami i ka dal si gjumash dhe matematikar i papapr... hahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/12/2020 15:49

    Vetëm këto do i mbesin për kujtim, Pd kurr nuk do vi as afër pushtetit, sepse këta janë kriminel (udhëheqsia e pd) !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?