Eva Meta dhe postimi i Sali Berishës

Politikë

Fotolajm/ Berisha dërgon të rinjtë e forumit rinor të PD te protesta e pedagogëve

20 Tetor 2022, 18:08| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 18:13

  • Share

Eva Meta u shfaq sot në protestën e një grupi pedagogësh te politekniku si një studente që mbështeste thirrjet e tyre. Fjalimi i saj u postua edhe nga ish kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në facebook.

Në fakt, studentja Eva Meta rezulton të jetë aktiviste Forumit Rinor të Partisë Demokratike, nga radhët e Belind Këlliçit. Pak kohë më parë ajo mbajti një fjalim në takimin që kryetari i saj, Sali Berisha organizoi me të rinjtë, ku ajo ftonte bashkëmoshatarët e saj të dilnin në protestën e 7 korrikut.

Ky është një tjetër rast i personazheve të lidhur me partinë demokratike, të infiltruar në protestën e pedagogëve, ku më pikanti mbetet ai i ish zyrtarit të SHIK-ut në kohën e Berishës, Sandër Kovaçi.

 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?