Dorian Duçka me rreth të kuq dhe Alexandre de Rothschild me rreth jeshil

FOTOLAJM/ Berisha e quan ‘shërbëtori i Ramës’, shikoni si Dorian Duçka lobonte mes familjes Rothschild dhe gjigantit kinez për marrëveshje

27 Janar 2023, 07:33| Përditesimi: 27 Janar 2023, 12:51

  • Share

Një prej personazheve, emri i të cilit ka qenë ndër më të lakuarit këto ditët e fundit pas arrestimit në SHBA të agjentit të FBI Charles McGonigal, ka qenë ai i Dorian Duçkës. Opozita e ka quajtur lobistin e Edi Ramës që i shërben atij për “t’i bërë punë nëpër vende të ndryshme’

Por kush është Dorian Duçka. Shqiptarja.com ka zbuluar një foto që e tregon Duçkën si negociator dhe pjesëmarrës në tavolina me njerëz që lëvizin ekonominë botërore.

Ai ka qenë konsulent në një konsorcium shumë të rëndësishëm kinez CEFC China Energy dhe në foton e mëposhtme, e bërë më 10 maj 2017 është në shoqërinë e Ye Jianming, kryetar i CEFC China Energy dhe me zëvendëskryetarin e atëhershëm të Rothschild & Co, aktualisht drejtues ekzekutiv Alexandre de Rothschild.

China Daily në shkrimin e asaj periudhe raporton se takimi ka qenë në selinë e CEFC China në Shangai, së bashku me anëtarët e menaxhimit nga të dyja palët, për të shkëmbyer ide mbi mundësitë globale të investimeve.

“Të dy palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në sektorë duke përfshirë energjinë, shërbimet financiare, aviacionin, ndërtimin e infrastrukturës, ushqimin dhe menaxhimin e pronave të nivelit të lartë. Ye tha se CEFC China po zhvillon një platformë financiare të bazuar në banka dhe kompani sigurimesh për të mbështetur zgjerimin e saj në tregjet jashtë shtetit. Ai fokusohet në investimet në Shtetet e Bashkuara, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Evropën Qendrore dhe Lindore”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes China Daily.

Rothschild & Co është një prej bankave më të rëndësishme shumëkombëshe investimesh dhe kompani shërbimesh financiare dhe flamuri i grupit bankar Rothschild i kontrolluar nga degët franceze dhe britanike të familjes Rothschild.

Biznesi bankar i firmës mbulon fushat e investimit bankar, ristrukturimit, bankingut të korporatave, kapitalit privat, menaxhimit të aseteve dhe bankingut privat. Dihet gjithashtu se shërben si këshilltar dhe huadhënës për qeveritë dhe korporatat e mëdha. Përveç kësaj, firma ka llogarinë e saj të investimeve në kapitalin privat.

 

Shkrimi në China Daily

Komento

Komente

  • Ela: 27/01/2023 18:06

    Ndryshimi eshte se me Ramen ara punojne dalas, pa pagese!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?