Politikë

FOTO/ Berisha mbledh fare pak njerëz në ‘bastionin’ e Shkodrës, në fushatë me Paul Manafort! Thirrje shkodranëve: Mos votoni Doshin, skllav i Ramës

8 Maj, 19:05| Përditesimi: 8 Maj, 21:09

  • Share

Në Shkodër bastionin e të ashtuquajtur të djathë, pjesëmarrja në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike ishte e vakët.

Për herë të parë fushatës së PD në Shqipëri ju bashkua edhe amerikani Paul Manafort, vetëm si spektator pa mbajtur fjalë.

Paul Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal e një sërë krimesh të tjera. Manafort së bashku me Cris LaCivita hynë në selinë  e PD për herë të parë në 10 shkurt të 2025-ës.

Teksa i konsideron ata strategë të fushatës, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal në një kërkesë për Shkodranët.

“Qytetarë të mençur të Shkodrës, u bëj thirrje, asnjë votë për Tom Pazarin. Asnjë votë. Vota për Tomën është e tëra votë për Edi Ramën. Toma është skllavi i Edi Ramës. Kurse ato partitë, o miq, ato partitë që u thonë ju se ne nuk jemi për rotacionin, ato janë maska, ato janë për Edi Ramën”, tha Berisha.

Bandave u dha sërish të njëjtin mesazh. 

Në Velipojë, përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës. Në Dajç, të tjerët. Në Dobraç, të tjerët. Tani u them atyre unë, me datën 12 Maj, qeveria e re do t’u shpallë ju grupe terroriste dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë dhe një komisioner dhe një qytetar. Do të përgjigjeni ashtu siç nuk ua pret mendja. Dhe mos mendoni se u mbrojnë Edi Rama dhe Benet Beci. Ia mbathin të parët.

Berisha premtoi edhe një herë paga e pensione të larta, tha se do të bëjnë me detyrim edhe shkollën e mesme.

“Ndaj u garantoj se me këtë rënie ndoshta do vendosim arsim të mesëm të detyrueshëm për të gjithë. Nuk do ketë mesatare për të përjashtuar nga universitetet të rinjtë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura”, tha Berisha.

Teksa mbante mitingun PD, konklava zgjodhi Papën e Ri, Leoni XIV, të cilin Berisha e uroi kështu: “Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë”, tha Berisha.

Ora 20:00
Berisha 'shigjeton' Tom Doshin dhe Shehajn nga Shkodra: Janë vegla dhe skllevër të Edi Ramës, asnjë votë për partitë e vogla

 

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, nga takimi përmbyllës në Shkodër ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn.

Berisha tha se Tom Doshi është skllav i Edi Ramës, ndërsa, për Shehajn, deklaroi se “partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla e maska të Ramës”.

 'Çdokush që kërcënon një komisioner, do përgjigjet. Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin, Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën. Partitë që thonë se nuk janë për rotacionin, janë maska të Ramës. Ata janë vegla të Ramës, asnjë votë për ta.  Me Edi Ramën shkohet drejt Tom Doshit me Tom Doshin shkohet drejt Ramën dhe me aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Europës drejt aleancës me SHBA', tha ai. 

Ora 19:31
Berisha nga Shkodra: Rama bëri një fushatë banale, ka ndërtuar saraje dy herë më të mëdha se të Enver Hoxhës

 

Nga takimi përmbyllës në Shkodër, kreu i PD Sali Berisha shigjetoi kryesocialistin Edi Rama. Ai u ndal tek fushata e Ramës duke e cilësuar atë si një fushatë ku është përdorur një gjuhë banale. 

‘Mashtrues i madh, ai në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri që të gjitha vazhdim i projekteve të mëparshme. Erdhi më një thes me rrena dhe mendoi se do të rrejë shkodranët. Bëri hokatarin dhe banalistin në një fushatë banale dhe të vetëm gjë që nuk bwri është se nuk tha kurrë shpjegim për lekët e vjedhura.

Ky njeri tani që ndërton saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha dhe me një kopsht 4 herë më të madh del dhe flet për çyruk dhe për autik duke fyer në këtë mënyrë fëmijët. Kjo ishte fushata e tij që qeveri 12 vite, ai meriton ndëshkimin më të madh. Ndaj dhe ne rikthehemi tek qytetari do të rikthejmë paratë tek ju do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Do të vendosim listën e rimburismit të ilaçeve që ilaçet ti merrni këtu dhe jo jashtë vendit’, tha ai.  

Ora 19:09
Chris LaCivita nga Shkodra: Është koha të rrëzohet monumenti i dështuar Edi Rama, Berisha ka ndërtuar marrëdhënie historike me SHBA, votoni PD në këto zgjedhje

Këshilltari elektoral i PD Chris La Civita, nga takimi i PD në Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PD më 11 maj.

Ai tha se qytetarët duhet që të rrëzojnë atë që ai e quajti 'monumenti i dështuar Edi Rama'.

‘Jam i nderuar të jem këtu, në vendin ku lufta për lirinë e Shqipërisë nisi. Ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Stalinit. Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.

Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik dhe të rrëzoni varfërinë. Si amerikan ne besojmë te liria dhe te dinjiteti i çdo njeriu. Besojmë se çdo njeri ka disa të drejta që ia ka dhënë zoti, të jetojë, punojë dhe të rrisë familjen dhe të nderojë zotin që zgjedh ai.

Doktor Berisha shkroi historinë duke ndërtuar marrëdhënie historike me SHBA. Ne besojmë dr Berishën, por këto të drejta mund të zhduken nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni këtë të diel.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?