Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi sot një vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani, i zgjedhur së fundmi në krye të KOASH-it.
Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në vend.
Të pranishëm ishin Gjergj Meta, Kryetar i KNFSH-së (2025) dhe President i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe President i Religions for Peace Europe, si dhe znj. Sheldiana Jano, juriste dhe financiare pranë Këshillit Ndërfetar.
Komente
