Rama me Alex Soros dhe Lindën

FOTOLAJM/ ‘Çështje familjare’, Alex Soros publikon foton krah Ramës dhe Lindës nga Forumi i Paqes në Paris

11 Nëntor 2023, 08:43| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 08:48

  • Share

Mes liderëve botërorë e rajonalë, përfaqësues të organizatave të rëndësishme dhe njerëz të biznesit, në Forumin e Paqes që u mbajt dje (10 nëntor) në Paris ishte edhe Alex Soros. Ky i fundit ka ndarë edhe një foto krah kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij Lindës.

“Çështje familjare në Élysée”, shkruan djali i filantropit George Soros krah fotografisë me çiftin kryeministror të Shqipërisë, ndërsa Rama dhe Linda pozojnë të qeshur, gjithashtu.

Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale. Ai është shfaqur shpesh krah kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të tjerë të rajonit tonë, kryesisht ata që merrnin pjesë në Ballkanin e Hapur.

Forumi i Paqes në Paris është një platformë e krijuar në Mars 2018 që pret çdo vit liderët botërorë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si dhe liderë nga shoqëria civile dhe sektorë privatë e mijëra individë nga e gjithë bota, për krijimin e formave të veprimit kolektiv.

Në një botë që kërkon më shumë veprime kolektive, Forumi i Paqes në Paris është një platformë e hapur për të gjithë liderët që kërkojnë të zhvillojnë koordinim, rregulla dhe kapacitete që u përgjigjen problemeve globale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 11/11/2023 11:38

    Do të mbesin kockat ty dhe ati zagarit në Kosovë Trepçen kurr nuk do e merrni o kriminel fashist!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?