FOTOLAJM/ Çudira shqiptare, triçikli 'sfidon' makinat në autostradë

13 Gusht 2020, 22:32| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 22:57

  • Share

Një triçikël është bërë burim aksidenti në autostradë. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, tre persona ndodhen sipër një triçikli dhe po ecin në autostradë, pa u shqetësuar se në këtë rrugë lëvizin makina me shpejtësi të madhe.

Sipas Kodit Rrugor, ndalohet qarkullimi në autostradë i karrocave, biçikletave, ciklomotorëve, motorëve me cilindratë më të vogël se 150 cc.

Pasi është evidencuar shkelja e këtij rregulli organet e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të largohet nga autostrada së bashku me mjetin, duke dhënë ndihmën e nevojshme për një largim të tillë. Fotoja mendohet të jetë shkrepur në autostradën Durrës-Kavajë.

Në rastin e treguar në foto, ciklomotori ka vazhduar rrugën pa e vrarë mendjen se veprimi i tij është një kundravajtje rrugore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 14/08/2020 15:33

    Natyrisht,policia shqiptare gjobitë e ndalon motorrat e fshatarëve që mbajnë të gjithë edhe helmeta mbrojtëse e dalin të shesin prodhimet e tyre në qytet. Kurse gabelët me mjete të shpikura prej tyre pa asnji rregull teknik me 4-5 veta në kosh bredhin ku të duan!

    Përgjigju
  • Edwin: 13/08/2020 23:43

    c'llogjike,, ne shqiperi nuk ka rregulla nuk respektojne asgje

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/08/2020 12:36

      Q’do vend në perendim i kishte burgos pa i pyetur fare!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?