Krahu i tribunës së parkut i mbushur plot, duke ndjekur numërimin e Lezhës

Politikë

FOTO-LAJM/ ‘Derbi’ i Lezhës tejmbush tribunën e Parkut Olimpik, të gjithë me sytë në monitor! Interes i pakët ‘tifozësh’ në takimet e tjera

17 Maj, 18:20| Përditesimi: 17 Maj, 18:39

  • Share

Ethet e zgjedhjeve të 11 majit po mbajnë prej ditësh nën tension përfaqësuesit e të dy forcave politike, përsa i përket rezultateve në disa qarqe ku gara është e fortë për një mandat, por edhe në votat preferenciale.

Një prej tyre është qarku i Lezhës, ku po numërohet grushti i fundit i zarfeve të votave të diasporës së Greqisë dhe mandati mes PD dhe PS ndahet me dhjetëra vota. Palët kanë qenë jo vetëm të tensionuara gjatë gjithë ditës, por edhe të përqendruara, sikurse në këtë foton këtu.

Një ‘tribunë stadiumi’ e mbushur plotë në Parkun Olimpik tek zona ku numërohej Lezha, në ‘derbin’ më të fortë në Shqipëri, teksa në ‘takimet’ e tjera dalloheshin shkallët pothuajse të zbrazura.

Drejtues politikë të partive rezpektive, struktura dhe vëzhgues, të gjithë me sytë nga monitori dhe tavolina e numëruesve, për të ndjekur me ankth se si ishte votuar nga diaspora në voat e fundit që ndanin një mandat. Aktualisht është 4 me 3 në favor të PD-së ndarja e mandateve në këtë qark.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?