KAVAJË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është shfaqur në takimin elektoral të Sali Berishës mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Në këtë foto, Roshi dallohet mes turmës që mori pjesë në takim, ndërsa dallohet me një kapuç në kokë dhe një kostum sportiv.
Roshi tashmë ka dalë në fushatë hapur për PD, pasi Berisha ka futur në listën e hapur djalin e xhaxhait të tij, Elton Rroshi në zonën e Kavajës.
Ish- kryebashkiakut me disa emra që u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit. Pjesëmarrjen e Roshit në fushatë për PD e komentoi për herë të parë edhe kryesocialsiti Edi Rama nga një takim elektoral në Elbasan, ndërsa tha se kur Roshi ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e ka marrë këneta.
Komente
