Politikë

FOTO/ Evropa zbriti në Tiranë, Berisha ‘plas’ nga inati pasi ngeli vetëm në Bruksel e në protestë, televizioni i tij bojkoton edhe Macron

17 Maj, 13:01| Përditesimi: 17 Maj, 13:09

  • Share

E gjithë Europa zbriti një ditë më parë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Të gjithë liderët uruan kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhje, ndërsa Sali Berisha iku i vetëm në një takim në protestë ku denoncoi, siç ai e quan vjedhjen e zgjedhjeve.

Por ndërsa mbeti i vetëm, madje edhe në protestë ku arriti të mbledhë vetëm një grusht militantësh, duket se Berisha ‘plasi’ nga inati dhe televizioni i familjes së tij ka bojkotuar edhe fjalën e presidentit francez Emmanuel Macron në Forumin ndërkombëtar FII ku u mbajt në Tiranë, ndërsa foli edhe kryeministri Edi Rama.

Siç mund të shihni në këtë foto, të gjithë mediat kanë transmetuar live fjalën e Macron, por vetëm Syri Tv e ka bojkotuar dhe ka vijuar me transmetimin për ‘farsën elektorale’, ndonëse Berisha nuk ka paraqitur asnjë provë për vjedhjen e zgjedhjeve.

1747477876_transmetimimedias.jpg

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?