VIDEOLAJM/ 'Foltore' online, Berisha mban foton e Ramës në IPAD, ngatërrohet 2 herë me shifrat

2 Korrik 2022, 20:53| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 20:59

  • Share

Në fjalën e tij të mbajtur me shqiptarët e diasporës teksa u mundua të konkretizonte argumentet e tij me shifra, Berisha pati disa momente ngatërresash. Teksa u përpoq të aksesonte grafikun, ish kryeministri në IPAD-in e tij kishte të ruajtur një foto të Kryeministrit Rama, gjë që më vonë 'e hutoi' dhe u ngatërrua dy herë gjayë fjalës së tij.

'Para zgjedhjes së presidentit, unë do përpiqem t'iu paraqes ju një grafik nëse teknologjia e bën të mundur të arrijë tek ju...'

Ky grafik tregon se, më falni, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 47% më pak, më në falni 48 % të pushteti vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 90, 91% të pushtetin në Shqipëri të ketë më shumë seç kishte, partia e pushtetit në vitin 1991 dhe pas përzgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%.'- tha Berisha


Lajmi kryesor:

Berisha mban 'Foltoren' virtuale me shqiptarët e Diasporës: Kryesia e PS-së dhe Rama si Byroja politike dhe Enver Hoxha! Shqipëria rrit të rinjtë për emigracion


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?