Qytetarët presin me pankarta gjyqtarin Bari Shyti

Kronikë

FOTO-LAJM/ Gjyqtari Bari Shyti del në Vetting, qytetarët i bëjnë ‘pritë’ me pankarta: I korruptuar, pasuri marramendëse

23 Mars 2021, 09:55| Përditesimi: 23 Mars 2021, 11:50

  • Share

TIRANË- Gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti ka dalë paraditen e sotme para Vettingut. Mirëpo,atij i është ofruar një "mirëseardhje" aspak e ngrohtë, pasi është pritur nga qytetarë me pankarta në duar kundër tij, një pamje që shihet rrallë ose aspak në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ndodhet dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

" Gjyqtari Bari Shyti i korruptuar, pasuri marramendese të padeklaruar, shtëpi, lokale, miniera", shkruhet në pankartë.

"Ku është ILDKI; Ku është Prokuroria; Ku është Vettingu"

E gjitha kjo është parë nga vetë gjyqtari.

Kush është gjyqtari Bari Shyti? Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit. Emri i tij në media është lakuar se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidrocentrali që ndodhet në Bulqizë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?