Diella me 6 gishta

Politikë

FOTOLAJM/ Habit Diella, ministrja virtuale ka 6 gishta

1 Tetor, 17:45| Përditesimi: 1 Tetor, 18:15

  • Share

Diella është e para ministre virtuale me Inteligjencë Artificiale, jo vetëm në Qeverinë Shqiptare, por në mbarë botën.

Prezantimi i Diellës më 11 shtator, si pjesë e kabinetit qeveritar, e para ministres me IA, mori vëmendjen e mediave botërore.

Por sot, shfaqja e Diellës me një veshje ku solidarizohet me ‘Tetorin rozë’, muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, habiti jo pak ku u duk me 6 gishta.

Në dorën e djathtë të Diellës, që e ka mbështetur mbi të majtën, numërohen qartësisht 6 gishta.

Kujtojmë se Diella është ministrja virtuale për të mbikëqyrur prokurimet publike.

V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?