Igli Tare në ambientet e jashtme të kryeministrisë

Politikë
Sport

FOTOLAJM/ Igli Tare takon Edi Ramën në kryeministri?

8 Shtator, 13:42| Përditesimi: 8 Shtator, 14:16

  • Share

TIRANË - Pas një vere të nxehtë dhe shumë produktive si Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare ka gjetur kohë dhe ka vizituar Tiranën gjatë pushimeve të kombëtareve. Shqiptarja.com ka siguruar një foto të Tares në ambientet e pasme të kryeministrisë, në pritje për t'u futur në institucion.

Miqësia e 'Bjondit' me kryeministrin Edi Rama është e kahershme dhe të dy ndajnë pasionin për sportin. Edhe pse Tare është drejtues te Milani dhe Rama tifoz me Juventusin, kjo gjë nuk i ka ndarë palët, por përkundrazi janë në bisedime edhe për sportin.

Disa muaj më parë, kur Tare u emërua si Drejtori Sportiv i Milanit, ndër të parët që e uruan ishte Edi Rama. Tare nuk duket se ka qenë shumë i lumtur me kryeministrin Rama, me këtë të fundit që i dha "një dorë" Edon Zhegrovës për t'u transferuar te Juventusi, pasi u pajis me pasaportën shqiptare, që e bën evropian në Serie A.

Vizita e Tares në Tiranë lidhet edhe me sfidën Shqipëri - Letoni e cila luhet nesër në 'Air Albania'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?