Fotografia e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është e vendosur në hollin e Parlamentit Evropian. Imazhi i politikanit shqiptar u kthye në vëmendje sot kur presidentja e PE-së, Roberta Metsola priti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Nuk kanë munguar reagimet në rrjete sociale, ku i cilësojnë Rugovën dhe Zelensky-n si "dy presidentët e Çlirimit".
Volodymyr Zelensky ndodhej sot në Parlamentët Europian, ku ripërsëriti kërkesën që BE të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, ndërsa nuk ka nguruar të shprehë mirënjohjen dhe falenderimet për ndihmën e ofruar deri tani nga vendet e bllokut.