Ditën e sotme në Portin e Durrësit është ankoruar një jaht luksoz që mbante flamurin e Maltës. Sipas njoftimit të Autoritetit Portual, ajo që ra në sy në kalantën nr.4 ishte prezenca e një jahti të tipit MY Curiosity, nga kompania Nicolini.
Jahti përmban një superstrukturë alumini dhe ofron një kapacitet akomodimi prej 12 vizitorësh.
Sipas autoritetit portual, kjo është një situatë normale që shërben për të rritur prespektivën e re të turizmit.
'Shërbimet portuale, përveç përpunimit të ngarkesave tregtare, po diversifikohen me një gamë të re operacionale që përfshin mirëpritjen e jahteve të standardeve ndërkombëtare. Kjo i hap Portit të Durrësit perspektiva të reja për zhvillimin e turizmit detar dhe për krijimin e mundësive të reja ekonomike.'-thuhet në njoftim.
Komente
