Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka publikuar një hartë që tregon rrezen e veprimit të raketave që disponon aktualisht Irani. Në qendër të hartës ndodhet Irani, ndërsa përreth tij shfaqen disa rrethe që tregojnë distancat që raketat iraniane mund të përshkojnë: nga 300 km deri në 2,000 km.
Sipas kësaj harte, raketat me rreze të gjatë veprimi deri në 2 000 kilometra, përfshijnë një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, si dhe territore të Afrikës dhe Evropës Juglindore. Brenda rrezes përfshihet edhe Shqipëria dhe shkon deri në cepin juglindor të Italisë.
Ky ilustrim sipas IDF tregon kapacitetin e Iranit për të goditur shumë larg kufijve të tij.
“Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është qëllimi përfundimtar, është vetëm fillimi. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim.”, ka shkruar IDF krahas postimit.
Harta e publikuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit
Komente

Irani është kërcënim i madh, por ne kemi izraelin që mbron botën! I zhduk armiqtë që në qelizë, kush mund ta di më mirë se fëmijët palestinez!
PërgjigjuRaketat kane kosto te larte prodhimi dhe nuk do ja vlente ta harxhonin per ne shqiperi.Na hapet barkun me kto ide per nje vend qe nuk llogaritet nga sakush
PërgjigjuPo kujt I intereson se deri ku arrijne rraketat e Iranit, more po keta çifutet paskan qene te ndyrw fare
Përgjigju