Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim kanë marrë pjesë në bordin e anijes P-134 Butrinti të Forcave Detare Shqiptare në një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.
Ato kanë dalë bashkë me 5 anëtarë të bordit të anijes, për të treguar bashkëpunimin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Xhaçka ka shkruar krahas fotos me Kim, "Krah për krah!" bashkë me dy flamurët e shteteve.
Ambasada e SHBA-së ka shkruar se kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë "krah për krah" si aleate në NATO.
"Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare", shkruhet në postimin e ambasadës.
Anija P-Butrinti ka marrë pjesë në misionin e shpëtimit të emigrantëve në detin Egje.
Anija !!!!Varka e forcave detare keni dashur te shkruani me duket se anije ,avione e tanke nuk kemi me ne , i shiten keta kopilet e pas 1990 per skrap.
Përgjigju