Kryepeshkopi Anastas Janullatos u përcoll sot për në banesën e fundit.
Gjatë meshës që u mbajt në ngjalljen ‘Katedralja e Krishtit’, një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen e kamerave ishte edhe një moment kur Linda Rama duket se është prekur dhe për këtë arsye ka gjetur mbështetje në krahët e kryeministrit Edi Rama.
Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse drejtoi meshën, ku liderët e Kishave Ortodokse nga mbarë bota ishin të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas.
Në ceremoni ishin të pranishëm dhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqipare dhe greke.