45 të arrestuarit nga operacioni i koduar 'Rrjeti' i policisë së Elbasanit do të shoqërohen drejt Tiranës me autobus.
Ndërkohë para komisariatit ndodhen familjërët e të ndaluarve të cilët kërkojnë shpjegime për arrestimet.
“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”- u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.
“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”-thanë familjarë të tjerë.- thanë ata për mediat.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Goditen 4 banda të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, transferohen në Tiranë, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, kokainë e heroinë! Ja të gjithë emrat
G.MO/ReportTv.al