Sociale

VIDEOLAJM/ Jahti gjigand i manjatit gjerman ndalon në Portin e Durrësit

12 Qershor, 18:16| Përditesimi: 12 Qershor, 23:51

  • Share

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Ëurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është një nga jahtet më luksoze që janë parë në bregdetin shqiptar.

Jahti ka një ekuipazh të dedikuar prej 25 marinarësh, të cilët kujdesen për funksionimin e këtij jahti luksoz. Reinhold Ëurth, pronari i jahtit, është një nga biznesmenët më të pasur në botë, me një pasuri personale prej 35 miliardë dollarësh. Ai është 90 vjeç dhe vazhdon të jetë aktiv në biznes dhe jetën ndërkombëtare.

Sipas informacione të Report Tv jahti ka ndaluar për tu furnizuar me karburant. Nga njoftimi i Autoritetit Portual Durrës thuhet se jahti ka ardhur nga Spanja për të shkuar drejt Kroacisë. 

Njoftimi Autoritetit Portual Durrës

Superjahti “Vibrant Curiosity” akostohet në Portin e Durrësit, pas një udhëtimi nga Tarragona, Spanjë

Ky jaht, i regjistruar në Valletta( Maltë), mbërrin për shërbime portuale e më pas do të vijojë itinerarin drejt Dubrovnikut, Kroaci. Ndërtuar nga kompania prestigjioze Oceanco, “Vibrant Curiosity” është një nga superjahtet më të njohura në botë. I dallueshëm për dizajnin e tij elegant, jahti përfshin ndër të tjera helipad, jacuzzi, pishinë panoramike, si dhe ambiente të brendshme luksoze me hapësira për relaks dhe argëtim.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/06/2025 22:25

    Ndaloj se do furnizohet me naften qe kushton 60 leke lt sepse eshte i varfer i gjori kurse ne qe jemi sheike e paguajme me 175 leke dhe kjo fale shtetit tone qe eshte (human )

    Përgjigju
    • robi: 13/06/2025 10:36

      do ndihmuar fukarai,,,

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?