Tifo-grupi i Dritës, "Intelektualët" i dërguan një mesazh të fortë mbështetësve të terroristëve që sulmuan Kosovën një javë më parë. Në stadiumin e Lipjanit në ndeshjen derbi mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit kosovar, tifozët e Dritës kanë shpalosur një koreografi gjigante, në përgjigje të ultrave të Crvenza Zvezdës.
Këtë të fundit, në ndeshjen e fundit të zhvilluar dje në Beograd nderuan një nga tre terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit, në sulmin që një grup special serb sulmoi me armë të rënda Kosovën.
Në koreografinë e Dritës tregohen viktimat e sulmit të fundit nga ana e terroristëve, ndërsa mesazhi "Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë" nuk mungoi. Një ironi kjo me shprehjet serbe që kërkojnë pushtimin e Kosovës.
Kujtojmë se nga sulmi i grupit terrorist serb në Kosovë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, që iu shpall "Heroi i Kosovës".